Green Card USA
Apliko në llotarine amerikane DV-2024!
Llotaria Amerikane
Si dhe ku aplikohet. Udhëzim hap pas hapi.
Llotaria amerikane, ose Programi i Vizave Emigruese te Shumllojshmerise – Diversity Visa Lottery, administrohet nga departamenti i shtetit amerikan ne baze vjetore dhe mundeson viza per nje grup emigrantesh te njohur si “emigrante te shumllojshmerise” prej vendeve me shkalle historikisht te ulet emigrimi kundrejt SHBA.
Çdo vit vihen ne dispozicion 50,000 viza. Rregjistrimi ne kete program llotarie eshte pothuajse teresisht falas.
Nje Sistem kompjuterik perzgjedh restesisht aplikantet per nje vize. Aplikantet qe jane perzgjedhur te llotaria amerikane, duhet te plotesojne disa kerkesa te thjeshta, por te rrepta, te pranueshmerise ne menyre qe te kualifikohen per nje vize.
Vizat e llotarise shperndahen nepermjet gjashte rajoneve gjeografike dhe asnje vend i veçante nuk mund te perfitoje me shume se 7% te vizave te disponueshme per çdo vit.
Periudha e Regjistrimit
Rregjistrimi elektronik per shortin e llotarise amerikane zgjat vetem 1 muaj.
Aplikimi mundesohet vetem nga faqja zyrtare e dep. te shtetit amerikan te kjo adrese interneti.
Pas hapjes se aplikimeve, te keshillojme te mos presesh deri ne javen e fundit per te aplikuar, pasi kerkesat e shumta mund te shkaktojne mbingarkesen e faqes se internetit. (Te llotaria amerikane aplikimet me leter te shkruar nuk pranohen.)
Ligji lejon vetem 1 rregjistrim per çdo person gjate periudhes se rregjistrimit. Departamenti i Shtetit perdor teknologji te sofistikuar per te shmangur regjistrimet e shumefishta.
Kujdes! Ne rast se merret me shume se 1 rregjistrim (aplikim) nga i njejti individ, atehere individi do te skualifikohet automatikisht!
Ligjshmeria
Ne llotarine amerikane DV-2024 vendasit e shteteve te moposhtme nuk pranohen per aplikim, pasi keto shtete kane derguar ne total me shume se 50,000 emigrante ne SHBA ne pese vitet e kaluara:
Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, India, Xhamaika, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar UK (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam.
Te llotaria amerikane nje tjeter kerkese per t’u plotesuar eshte dhe ajo e arsimit, ose kerkesat e eksperiences se punes te kualifikueshme te programit te lllotarise, dmth duhet te keshe:
- Nje arsim te shkolles se mesme apo ekuivalentin e tij, duke perkufizuar si perfundim me sukses, 12 vite edukimi te plote shkollor (9-vjeçar dhe i mesem)
ose
- 2 vjet eksperience pune brenda 5 viteve te kaluara. Ne nje punesim qe kerkon te pakten 2 vjet trajnim ose eksperience per ta ushtruar. Per te percaktuar nese eksperienca e punes kualifikohet per llotarine, do te perdoret Baza e te Dhenave te Departamentit Amerikan te Punes
Gjithashtu, duke filluar nga viti 2019, qeveria amerikane ka vendosur si detyrim dhe pashaportën për të gjithë aplikuesit. Pra, për të aplikuar në Llotarinë Amerikane duhet të zotërosh edhe një Pashaportë të vlefshme dhe jo të skaduar! Nëse nuk ke një pashaportë, ose ke një të tillë por eshtë e skaduar, nuk mund të aplikosh në llotarinë amerikane!
PS. Nese nuk e ploteson asnjeren prej ketyre kerkesave, NUK duhet te aplikosh ne programin e llotarise amerikane!
Si dhe ku të aplikosh per te llotaria amerikane.
Aplikimi mundësohet vetëm në mënyrë elektronike nga faqja zyrtare e llotarisë (nëse aplikon vetë është falas)
Duke aplikuar vetë, mund të bësh ndonjë gabim e ta djegësh llotarinë!!! Mundësia e pjesëmarrjes për një Green Card në llotarinë amerikane është vetëm 1 herë në vit!
Mos rreziko vetë nëse nuk e kupton gjuhen dhe nuk je 100% i sigurtë!
- Diten e hapjes se aplikimeve do te shfaqet mesazhi i mireseardhjes “Welcome”, (fig. djathtas)
Hapi i pare per te nisur aplikimin eshte te klikosh te butoni jeshil “Begin Entry” qe do te thote – Fillo aplikimin.
- Para se te vendosesh te dhenat, per çeshtje sigurie, kerkohet edhe vendosja e nje kodi (Authentication Code)
Duhet ta shkruash komplet ashtu siç duket, me germa e shifra (nuk ben diference te medha apo te vogla) pastaj shtyp butonin “Submit”
Ps. nese nuk e lexon dot kodin e dhene, shtyp dy shigjetat anash qe ta nderrosh me nje kod tjeter
- Emri [ a. Mbiemri ] [ b. Emri ] [ c. Emri i mesem ]
zakonisht te kuadrati [c. emri i mesem] seleksionohet kuadrati i vogel poshte tij “No Middle Name” - Gjina [ mashkull ] [ femer ]
- Ditelindja (nga e majta ne te djathte) [ Muji ] [ Dita ] [ Viti ]
Nese nuk e di, seleksiono “Birth City Unknown”
5. Shteti ku ke lindur (duke e seleksionuar nga menuja si tendine)
Keshtu qe tek pyetja duhet te seleksionosh “Yes” dhe te vazhdosh me tej duke kaluar ne seksionin numer 7 (te fotografise) pa seleksionuar gje tjeter te ky seksion!
7. Pashaporta (fig. djathtas) Ne kete seksion, duhet te vendosesh te gjitha te dhenat e kerkuara ne lidhje me pashaporten.
Theksojme se, quke filluar nga viti 2019, qeveria amerikane ka vendosur si detyrim dhe pashaportën për të gjithë aplikuesit. Pra, për të aplikuar në Llotarinë Amerikane duhet të zotërosh edhe një Pashaportë të vlefshme dhe jo të skaduar! Nëse nuk ke një pashaportë, ose ke një të tillë por eshtë e skaduar, nuk mund të aplikosh në llotarinë amerikane.
Duhet te plotesohen vetem te dhenat e kerkuara ne seksionin A) Passport Information:
Te dhenat e kerkuara ne seksionin B) Passport Exemption: jane vetem per raste shume te vecanta.
8. Ngarkimi i fotografise Fotografia eshte nje tjeter kerkese me rendesi nga llotaria amerikane per perzgjedhjen e kandidateve.
Ajo duhet te permbushi disa specifika shume te rrepta, per ndryshe do te skualifikohesh automatikisht nga Sistemi!
Fotografia duhet te jete personale mundesisht e kohes fundit, te bashkeshortit/es dhe te te gjithe femijeve qe do te perfshihen ne rregjistrim. Keshilloj fotografi jo me te vjetra se 6 muaj.
Duhet te jete ne formatin dixhital me permasa fikse 600 x 600 pixel, me sfond te bardhe ku te vihet ne dukje qarte fytyra e personit. Formati duhet te jete ne JPEG dhe maksimumi i madhesise 240 KB. Fotografia duhet te jete ne fokus, duhet te jete perpara nje sfondi te bardhe e te ndriçuar.
9. Adresa e shtepise (Ose nje adrese tjeter)
Pjese shume e rendesishme, sepse te kjo adrese do te njoftohesh me ane te postes ne rast se do te perzgjidhesh!
[ 8a. Ne emer te ] kjo fushe mund te lihet bosh, nuk eshte e domosdoshme
[ 8b. Adresa Rreshti 1 ]
[ 8c. Adresa Rreshti 2 ] kjo fushe mund te lihet bosh, nuk eshte e domosdoshme
[ 8d. Qyteti ]
[ 8e. Rrethi ]
[ 8f. Kodi Postar ] kliko per te pare kodet postare te shqiperise
[ 8g. Shteti ]
10. Vendi ku ti jeton aktualisht (duke e seleksionuar nga menuja si tendine, shih fig.)
Vazhdojne te dhenat personale me hapat e tjere, nga dhjeta e siper, sipas figures;
11. Numri i telefonit (kjo fushe keshillohet, por mund te lihet bosh sepse nuk eshte e domosdoshme)
12. Adresa e postes elektronike e-mail (duhet te vendoset 2 here, tek fushat 11a. dhe 11b. si ne figure)
13. Niveli me i larte i arsimit qe ke arritur deri me sot:
- vetëm Shkollë fillore
- disa vite shkollë të mesme, pa diplomë
- Diploma e shkollës së mesme
- Shkollë profesionale
- Disa Kurse universiteti
- Diplomë universitare
- Disa nivele të kurseve pasuniversitare
- Master
- Disa Kurse të doktoraturës
- Doktoraturë
14. Statusi aktual martesor
- I pa martuar
- i martuar dhe Bashkeshorti/ja NUK eshte nenshtetase Amerikane ose me leje qendrimi.
- i martuar dhe Bashkeshorti/ja eshte nje nenshtetase Amerikane ose ka leje qendrimi.
- i divorcuar
- i ve
- i ndarë ligjërisht
Te ky hap (fig. djathtas) duhet te zgjedhesh statusin tend martesor.
Nese seleksionon “i martuar” zakonisht duhet te seleksionosh piken nr. 2 gjithashtu do te kerkohet me tej te vendosesh emrin, daten e lindjes, gjinine, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes se bashkeshortit/es, dhe nje fotografi te bashkeshortit qe ploteson specifikat teknike te njejta si fotoja jote.
Mosvendosja e bashkeshortit/es ne regjistrimin per lotarine do te rezultoje ne skualifikimin e aplikantit kryesor dhe te refuzimit te te gjitha vizave te rastit ne kohen e intervistes per vize.
Duhet te listosh bashkeshortin edhe ne qofte se ke ndermend te divorcohesh perpara se te aplikosh per nje vizë.
15. Numri i fëmijëve
Nese ke femije, duhet te vendosesh saktesisht numrin e tyre te kjo fushe 14. Number of Children . (fig. poshte) Pastaj duke vazhduar me tej me butonin “Continue” duhet te vendosesh Emrin, daten e lindjes, gjinine, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes per te gjithe femijet e pamartuar nen moshen 21 vjeç, pavaresisht nese jetojne apo jo me ty, apo s’kane ndermend te shoqerojne ose ndjekin per t’u bashkuar me ty ne emigrim. Dergo fotografi individuale te secilit prej femijeve duke perdorur specifika teknike te njejta si ato te fotografise tende.
Sigurohu qe te perfshishe ketu edhe:
– të gjithë fëmijët natyralë;
– të gjithë fëmijët ligjërisht të birёsuar nga ty; dhe,
– të gjithë fëmijët nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit. Edhe në qoftë se ti nuk je më i martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ty dhe/ose nuk do të emigrojë me ty.
Ps. faqen qe permban kete numer, duhet ta printosh ose ta ruash si pike referimi per te verifikuar nese je perzgjedhur apo jo nga sistemi.
Llotaria amerikane nuk ka nje moshe minimale, por kerkesa per shkollim me te pakten nje te mesme ose pervoje pune per secilin aplikant primar ne kohen e aplikimit, do te ndikoje ne skualifikimin e shume personave qe jane nen moshen 18 vjeç.
Dua te emigroj bashk me familjen time dhe te punoj me ndrshmeri qe femijet e mi te rriten te sigurt dhe te shkolluar ne nji shtet qe respektohen te drejtat njerzore faleminderit.
Po
Pershendetje!
Per diskutime mbi temen emigroj ne SHBA, ju lutemi te perdorni forumin tone te kjo adrese:
forum.emigroj.com
Nè cilen dat fillojn regjistrimet pèr ket vit?..dhe a ka ndryshime!?
Pershendetje
Kur hapet programi I llotaris ne cfar date ???