Fotot duhet të jenë;
- Me ngjyra.
- Të bëra 6 mujorshin e fundit, në mënyrë që të tregojnë si je aktualisht.
- Dalë para një sfondi të bardhë.
- Dalë me fytyrë të plotë duke parë direkt tek kamera
- Me një ekspresion të fytyrës neutrale, dmth pa qeshur.
- Dalë me veshje të përditëshme (me uniforma, kapele, ose objekte të tjera, NUK pranohen)
- Në fytyrë NUK duhet të ketë hije drite, ose fytyra të jetë nën hije, duhet të duket sa më qartë.
Kujdes! Fotografitë janë pothuajse pjesa më e rëndësishme e llotarisë!
Shembuj Fotosh që NUK pranohen!
Domethene;
– foto me refleks hijesh
– foto me refleks drite tek syzet
– foto e turbullt
– mamaja ose babai ne sfond (me femijen)
– femija e vogel me biberon ne goje
– duke qeshur (pervec foshnjeve)
– dritarja ne sfond
– koka dhe trupi jo drejte
Disa këshilla se si ti bësh fotot vetë;
- Me Smartphone apo Tablet duke përdorur Resolucionin maksimal, bëi fotot tek muri me sfond të bardhë, duke ju përmbajtur shembujve si më sipër.
- Me aparat fotografik, madhësia maksimale 5 Mpixel. në sfond të bardhë, duke ju përmbajtur shembujve të fotove si më sipër.
- Nëse fëmija është tepër i vogël, vendose sipër një çërçafi të bardhë mbi krevat. Nuk ka problem nëse qesh, mjafton të jetë foto e pastër ku të duket qartë dhe përballë fytyra e fëmijës.
- Nëse nuk mundesh dot vetë, të këshillojmë t’i drejtohesh një Fotografi duke i specifikuar që dëshiron të bësh një foto Pahsaporte “në formatin dixhital” me përmasa 600 x 600 pixel.
Dërgo foto të reja
Nëse fotot që keni ngarkuar nuk janë sipas standardit të kërkuar, ju lutemi të na i dërgoni ato përsëri me anë të formularit tonë të automatizuar.