Përditësim, 5 tetor 2026. SHBA nuk ka shpallur ende datën e hapjes për DV-2028. Te ne aplikimi është i hapur.
Aplikimi te ne është i hapur
Emigroj i pranon aplikimet për llotarinë amerikane 360 ditë në vit. Plotëso formularin në faqe. Ne e përgatisim dosjen, të njoftojmë për çdo ndryshim dhe e ndjekim aplikimin deri në fund.
Tarifa elektronike 1 dollar që kërkon shteti është e përfshirë në çmimin tonë të aplikimit. Nuk e paguan veçmas te ne.
Çfarë dihet për datat
DV-2028 jep Green Card për vitin fiskal 2028, nga 1 tetori 2027 deri më 30 shtator 2028.
Historikisht regjistrimi bie në vjeshtë. Këtë vit data zyrtare ende nuk është publikuar. Nuk shpikim data.
DV-2027 nuk u hap. Njoftimi i 5 nëntorit 2025 është ende i papërditësuar.
Kur të hapet dritarja, regjistrimi zyrtar bëhet te dvprogram.state.gov. Dosjen e kemi gati dhe të njoftojmë.
Pasaporta dhe tarifa 1$
Për ciklet e reja duhet pasaportë e vlefshme, e paskaduar, plus skanimi i faqes biografike dhe i nënshkrimit. Rregulla në fuqi nga 10 prilli 2026.
Tarifa 1 dollar është në fuqi nga 16 shtatori 2025. Te ne është brenda çmimit. Nuk zëvendëson tarifën e vizës, 330 dollarë, nëse je i përzgjedhur dhe thirresh në intervistë.
Një person, një aplikim. Dyfishimi të skualifikon.
Aplikojnë shqiptarët?
Shqipëria ka qenë e pranueshme në ciklet e fundit, përfshirë DV-2026. Lista e re del me udhëzimet zyrtare.
E drejta varet nga vendi i lindjes, jo nga nënshtetësia.
DV-2026 ka mbaruar
Afati i DV-2026 mbaroi më 30 shtator 2026. Nuk ka shtyrje. Cikli i ri përgatitet tani, te ne.

Pershendetje