Te llotaria Amerikane DV-2023 Përgjigjet
kanë dalë me datë 7 Maj 2022
ndersa
Te llotaria Amerikane DV-2024 (e fundit) Përgjigjet
do dalin me datë 6 Maj 2023
Në këtë artikull ju shpjegojmë hap pas hapi se ku dalin te llotaria amerikane DV-2023 – DV-2024 përgjigjet dhe si duhet të veproni për të ditur nëse jeni përzgjedhur apo jo për një vizë.
Në momentin që aplikoni në llotarinë amerikane, do të merrni dhe një numër kontrolli.
Ky nr. përbëhet nga 16 shifra (një miks nr. dhe shkronjash) dhe fillon gjithmonë me vitin përkatës. Në shëmbullin e mëposhtëm me 2023.
20235D4IJSBYEGLM
Ky numër quhet në anglisht “Confirmation Number” pra numri i konfirmimit dhe është i domosdoshëm për te verifikuar nëse jeni përzgjedhur apo jo në llotarinë amerikane.
Pa këtë numër nuk mund të verifikohet dot përzgjedhja!
PËRZGJEDHJA
Ku ta shikoj nëse jam përzgjedhur apo jo?
Për të verifikuar përzgjedhjet, duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit nëpërmjet Entry Status Check në faqen zyrtare te llotarisë amerikane.
—-> Nëse faqja zyrtare është e pa arritshme, do të thotë që ka dyndje të madhe aksesesh. Në këtë rast mund ta provoni përsëri një ditë tjeter kur të ketë më pak fluks aksesesh.
Kontrolli i Statusit të Regjistrit (Entry Status Check) është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen.
Nëse jeni përzgjedhur, do të njoftoheni me udhëzime të mëtejshme se si të vazhdoni për intervistën.
Departamenti i Shtetit Amerikan NUK do t’ju kontaktojë që t’ju njoftojë automatikisht nëse jeni përzgjedhur apo jo. Këtë verifikim duhet ta bëni vetë manualisht!
Thënë kjo, le të shikojmë hap pas hapi dhe në detaj, se si të verifikojmë te llotaria amerikane 2023 përgjigjet.
- Si fillim, hapim faqen zyrtare të llotarisë amerikane te kjo adrese interneti.
Më pas klikojmë tek “Check status” (shih fig.)
Duke shtypur butonin “Continue” do të hapet faqja që na intereson ne, domethënë ajo për verifikimin.
Në këtë rast kërkohen disa të dhëna bazë dhe numri personal i aplikimit.
- Në bllokun Nr. 1 “Confirmation Number” duhet të vendosni numri e aplikimit me 16 shifra që keni marrë kur keni aplikuar.
Numri i kërkuar duhet të fillojë pa tjetër me vitin 2021!
- Në bllokun Nr.2 “Last / Family Name” duhet të vendosni mbiemrin tuaj, dmth mbiemrin e personit aplikues.
- Së fundi, te “Authentication“, vendosni 5-së gërmat e dhëna, identik ashtu si shfaqen në figurë e dhënë për momentin (gërmat varjojnë) dhe pastaj shtypni butonin e dërgesës “Submit”
- Nëse do të shfaqet një e shkruajtur e tillë “HAS NOT BEEN SELECTED”, për fat të keq do të thotë që aplikuesi nuk është pëzgjedhur nga sistemi i llotarisë! 🙁
Në rast të kundërt, suksese! 🙂
Ke humbur numrin?
Nëse ke humbur numrin e kontrollit, ekziston mundësia për ta rimarrë atë përsëri.
fitues
Si shifet?
Deshiroj te jetoj e te punoj ne Amerike
nuk e kuptova si te shikoja rezultatet
Pershendetje!
Ka fituar llotarin dv 2021 motra
Por sot e morem vesh.
Si duhet te veproj?
Ka ikur koha per dorezimin e dokumentave?
Faleminderit!
Pershendetje Valbona!
Duhet te kontaktoni ambasaden amerikane ne Shqiperi per te caktuar daten e intervistes.
Email: [email protected]
Call center: +355 (0)4 530 2222