Numri i Llotarise Amerikane ju ka humbur?
Nuk ka problem!
Në këtë artikul do ju shpjegojmë hap pas hapi se ku dhe si ta rekuperoni atë përsëri.
Ndodh shpesh, për arsye të ndryshme, që numri i aplikimit në llotarinë amerikane të mos mbahet mënd.
Të mos e keni shpëtuar në momentin e aplikimit, apo ta keni fshirë atë pa dashje.
Ky nuk është një problem i madh pasi në këtë rast, nga vetë qeveria amerikane, është vënë në dispozicion një faqe interneti enkas për të rekuperuar këtë numër.
Në momentin që ju aplikoni në llotarinë amerikane do të merrni dhe numrin aplikimit, i cili përbëhet nga 16 shifra, një miks nr. dhe shkronjash. Për shembull: 20195D4IJSBYEGLM
Ky numër quhet në anglisht “Confirmation Number” pra numri i konfirmimit dhe është i domosdoshëm për te verifikuar nëse jeni përzgjedhur apo jo në llotarinë amerikane.
Le të shikojmë pra së bashku hap pas hapi si duhet të veprojmë.
- Gjëja e parë që duhet të bëjmë, është të hapim faqen zyrtare të llotarisë amerikane te kjo adresë interneti.
Më pas të klikojmë tek “Check Status” (shiko fig. djathtas)
- Duke shtypur butonin “Continue” do të hapet faqja që na intereson ne, domethënë ajo për verifikimin.
Në këtë rast kërkohen disa të dhëna bazë dhe numri personal i aplikimit që ne nuk e disponojmë sepse në këtë rast e kemi humbur!
Ajo që duhet të bëjmë tani te kjo faqe, është të klikojmë tek lidhja: “Forgot Confirmation Number” i cila ndodhet direkt ne bllokun e parë: “Confirmation Number”
- Faqja e verifikimit kërkon të përmbushen disa të dhëna kryesore të aplikuesit.
Ato janë, nga lart poshtë; Mbiemri, Emri, Datëlindja, Adresa E-Mail
Nëse të gjitha fushat janë plotësuar saktësisht, ju sapo keni rekuperuar numrin tuaj të aplikimit!
Suksese! 🙂
Verifikimi
E ke numrin e aplikimit dhe dëshiron të verifikosh nëse je përzgjedhur apo jo?
Komentet e fundit