miete

 Shtëpi me qera ne gjermani

Si dhe Ku?

 

Gazetat dhe Revistat e perditshme publikojne vazhdimisht njoftime ofertash per apartamente ose shtëpi me qera ne gjermani.

Keto oferta gjenden kryesisht neper njoftime te vogla (Kleinanzeigen), ose ne seksionin e pronave (Immobilienteil) ne rubriken “Oferta Apartamentesh” (Wohnungsangebote), ose “me Qera” (Vermietungen).

Ekzistojne dhe website te ndryshem te cilet japin nje panorame te tregut te Pasurive te Patundshme ne qytetin ose ne rajonin perkates. Link te ndryshem ne temen e kerkimit te apartamenteve, jane te renditur ne fund te artikullit.

Si fillim, dua te ve ne dukje disa nga shkurtimet qe mund te hasen vazhdimisht neper njoftime, te cilat pershkruajne karakteristikat e apartamentit;

2 ZKB do te thote: 2 Zimmer, Küche, Bad (2 dhoma, kuzhine, banjo)

2 ZKBB do te thote: 2 Zimmer, Küche, Bad, Balkon (2 dhoma, kuzhine, banjo, ballkon)

EG do te thote: Erdgeschoss (kati perdhe)

2. OG do te thote: zweites Obergeschoss (kati i dyte)

DG do te thote: Dachgeschoss (kati i fundit me Papafingo)

KM do te thote: Kaltmiete (kostoja baze e qerase, pa perfshire Ngrohjen, Ujin ose shpenzime te tjera si te mirmbajtjes se Pronesise)

NK do te thote: Nebenkosten (shpenzimet per mirembajtejn e Pronesise)

WM do te thote: Warmmiete (qeraja duke perfshire koston e ngrohjes)

NMM (Nettomonatsmiete) do te thote: qeraja mujore e thate, pa ngrohje, elektricitet, uje, plehra.

WBS do te thote: Wohnberechtigungsschein (leje per te mare nje apartament te suvensionuar nga shteti)

Kontrata e Qerase

Per te mare nje shtëpi me qera ne gjermani eshte e nevojshme te firmoset kontrata e qerase (Mietvertrag).

Ekzistojne tipologji te ndryshme kontratash persa i perket kohezgjatjes. Nese nenshkruhet nje kontrate e tipit unbefristeter Mietvertrag, domethene qe qeraja nuk ka afat skadence.Ne kete rast, nese me vone do te deshironi te nderroni shtepi, duhet ti dergoni pronarit njoftim anullimi minimumi 3 muaj perpara.

Tip tjeter kontrate eshte befristeter Mietvertrag, ku fiksohet koha e ndejtjes. Beni kujdes nga ku lloj akordi; pronari i apartamentit mund te pretendoje qe ju te rrini ne apartament per te gjithe koheshtritjen e ujdise, dhe ne rast se deshironi te nderroni apartament, mund te pretendoje qe te paguani te gjitha muajt e qerase deri ne skadencen naturale te kontrates.

 

Mietvertrag

 

Mos harroni qe mbasi te keni nenshkruar kontraten, si ju dhe pronari, jeni te lidhur mbas kushteve qe keni firmosur. Nese nuk e njihni mire gjuhen gjermane, ju keshilloj qe kontraten t’ja tregoni ndonje personi qe njeh gjuhen, ose ti drejtoheni shoqatave te qiramarresve (Mietervereine: mieterbund.de ose mieterschutzbund.de).

 

Paradhenje Qeraje

 

Pergjithesisht per te mare nje shtëpi me qera ne gjermani eshte e nevojshme te japesh nje paradhenje (e quajtur “Kaution”), si garanci per pronarin, shuma e te ciles eshte e barabarte me tarifen e qerase baze.

Gjithsesi paradhenja nuk mund te kaloje shumen e 3 muajve qera. Zakonisht paradhenja depozitohet ne nje konto bankare te dedikuar.

Kur qeiradhenesi thyen kontraten per t’u larguar brenda termave te nenshkruara, i rikthehet paradhenja bashke me interesat qe jane perllogaritur. Megjithate, nen kushte te caktuara, pronari i apartamentit mund edhe te zbresi nga Paradhenja kosto riparimesh te verifikuara gjate kesaj kohe.

 

Faqe web te keshilluara

 

Keshilloj me poshte disa nga motoret e kerkimit per shtepia dhe apartamenteve me qera ne mbare gjermanine, si nga privatet dhe nga agjensite.

Immobilienscout24 shquhet ne gjermani per ofertat e gjera te shtepiave dhe thjeshtesia ne gjetje. Keshillohet rregjistrimi.

Wohnungsboerse per oferta direkte nga privati te privati.

Immowelt shtepia dhe apartamente nga privatet dhe agjensite.

Immonet  – Kalaydo

Dhe se fundmi ebay-kleinanzeigen, sipas mendimit tim me interesanti.

Spese gjinden njoftime lokale ku ke te besh drejt per drejt me vete pronaret, te cilet jane pergjithesisht pak a shume te disponueshem per te trajtuar cmimin final pas nje takimi.

Bashkohu njoftimeve me e-mail

Regjistrohu falas në listën tonë për të marë të rejat më të fundit.

Regjistrimi përfundoi me sukses. Ju faleminderit!

Shares
Share This